Vëllai i deputetit gjueti në mal për ministrin
Një makinë e policisë së Beratit është aksidentuar gjatë natës në një nga malet pranë qytetit.
Ky është denoncimi i një qytetari në faqen e Facebook të kreut të PD-së, Sali Berisha.Qytetari shkruan se aksidentin e ka bërë vëllai i deputetit të PS-së, i cili thotë se del për gjueti për ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.
Denoncimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Komisarit në gjah i përmbyset makina!
Po gjuante për ministrin e familjes. Moratoriumi është për qytetarët dhe jo për pushtetarët zuzarë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!
- - - - - -
Pershendetje doktor kjo foto i perket makines se policis berat ka bere aksident gjate gjuetis naten ..per qytetaret gjuetia eshte e pa ligjshme kurse per shtetin jo .. aksidentin e ka bere vellai deputetit fadil nasufi i cili thot se gjuaj per ministrin Çuçi./syri/