Rama sulmon Yuri Kim: Po krijon mjergull për kriminelët dhe pastruesit e parave
Deklarata e pak ditëve më parë e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, se udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë këtë vend, qytetarët apo kriminelët dhe se paratë e pista bëhen pallate e resorte turistike, mesa duket ka sjellë edhe krisjen e madhe mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në emisionin ‘Now’, Rama ka sulmuar mbasadoren Yuri Kim, ku ka refuzuar të japë një përgjigje në lidhje me deklaratën, duke thënë se një gjuhë e tillë nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave.Rama: E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda./syri/