Manjani: Rama është sateliti i thashethemeve
Juristi Ylli Manjani, duke folur për ndërtimet pa leje në Tiranë, që Rama dhe qeveria e tij ‘i zbuloi’ vetëm gjatë kësaj vjeshje, është shprehur në studion e ‘A Show’ me Adi Krastën, se gjithashtu është mashtrim.
Duke folur me moderatorin Krasta, Manjani u shpreh se Edi Rama është sateliti i thashethemeve dhe se di ccdo gjë.
Së pari, një e moshuar 80 vjeçe në Vlorë, larg çdo rregulli ligjor, pasi ligjet tona thonë se nuk futesh në burg, as në arrest as shoqërim po e kalove 70 vjeç. Policia jonë politike që e ka syrin pishë, nuk lejon as një kotec dhe e fut të moshuarën brenda.
E panë dhe nuk kishin nevojë për satelit.
Bojken Lako, kishte marrë një leje, vajti te një magazinë dhe donte të rihapte dritaren që
kishte qenë dikur dhe ishte mbyllur me tulla.
E morën e futën brenda dhe e dënuar me 3 vjet burg. E panë dhe atë.
Po guxo të hapës një vrimë në mur, në shtëpinë tënde se do të vendosësh një pikturë, të vjen policia bashkiake, ajo dallëndyshja që shkon i dallëndyshe tek të pasurit, tek të varfrit bëhet skifter.
Pra ky shtet di çdo gjë edhe vrimën e murit dhe nuk pa Edi Rama katet pa leje, në mes të Tiranës të ‘Syri i Tiranës’, si pa ato. Pallatin pa leje, 7 kate.
Ky është sateliti i thashethemeve, ka 27 vjet në politikë dhe e ka nisur që me celularin Nokia dhe bënte sms në disa vende njëherësh’, tha Ylli Manjani në SYRI/syri/