Meta: Çdo kandidat mund ta fshijë Veliajn dhe sektin e Rilindjes nga Tirana
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi në emisionin 'A Show' në Syri Tv zgjedhjet e ardhshme lokale ndërsa shtoi se Bashkia e Tiranës i duket më e lehta nëse opozita nuk vonohet.
Meta tha se çdo kandidat i cili nuk përfshihet në pazare si Basha, mund ta fshijë Veliajn dhe sektin e Rilindjes nga kryeqyteti.
"Mund të përmend 7-8 emra që mund ta fshinin Veliajn menjëherë, por duhet një vullnet i qartë të ndërpritet çdo pazar me Veliaj dhe Ramën, të hiqet dorë nga Bashizmi.
Kush kandidat është i vendosur të ballafaqohet me Veliajn, absolutisht e fshin menjëherë Rilindjen si një sekt ndaj të cilit Tirana ka shumë për të thënë dhe për ta ndëshkuar në formën më të merituar. Nëse ndryshimi nuk fillon nga Tirana, nga duhet të fillojë?"-tha Meta./syri/