Gjendet i mbytur në liqenin e Farkës 30 - vjeçari
Tetor 06, 2022 08:42 Europe/Tirane
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./syri/