Kriza ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko dhe përfaqësues të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar po zhvillojnë një konferencë ditën e sotme në kuadër të situatës ekonomike të krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë, duke ndikuar veçanërisht në rritjen e inflacionit në vend.
Ibrahimaj tha se gjasat për recesion të ekonomisë sonë vitin e ardhshëm duken të ulëta, por se do të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje. Ajo deklaroi më tej se nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%.
“Goditja globale nga kahu i ofertës sigurisht që ka pasur dhe do ketë një ndikim negativ në ekonominë tonë, siç ka pasur në vendet e rajonit e më gjerë. Deri tani ekonomia e ka përballuar mirë. Rritja ekonomike në gjysmën e parë 2022 4.2%. Papunësia u ul në 11.3 % në 6 muajt e parë. Punësimi u rrit me 4.3% në gjysmën e parë të vitit. Kemi pasur një rritje me 35% në flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte. Aktualisht leku është nënçmuar me 8% ndaj dollarit dhe mbiçmuar ndaj euros me 4%. MF ka parashikuar të rrisë projeksionin në 3.7% nga 3.2% që ishte për rritjen ekonomike. Nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%. Balanca totale e risqeve anon më tepër në kahun negativ. Gjasat për recesion të ekonomisë sonë vitin e ardhshëm duken të ulëta. Ne do të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje. Inflacioni në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit dhe mesataren e BE-së ka qenë ndjeshëm më i ulët. Në gusht 8% inflacioni”, deklaroi Ibrahimaj/gazetashqiptare/