Tetor 10, 2022 11:38 Europe/Tirane
  • E rëndë në Durrës, gruaja qëllon me thikë bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në lagjen nr.11 të Durrësit, ku raportohet se një grua ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj. Bëhet fjalë për çiftin Asije dhe Ahmet Stafa.

Mësohet se çifti prej disa ditësh kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve përkatëse, ndërsa ka shoqëruar në komisariat edhe gruan e cila ka kryer plagosjen.

Sakaq, ambulanca ka marrë të plagosurin dhe po e transporton drejt spitalit rajonal të Durrësit, ku raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën./gazetashqiptare/