Amnistia fiskale e Qeverisë
FMN ka komentuar sot mbi sugjerimet, shqetësimet dhe kritikat e tyre lidhur me projektin e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.
Sipas përfaqësueses së FMN, ky ligj mund të shërbejë si ‘kartë’ për të shpëtuar nga detyrimet e pagesës së gjithë detyrimeve e “për të ndihmuar e favorizuar evazorët duke qenë se përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që përveç këtyre, kanë dhe një heqje të penaliteteve që mund të japin imunitet efektiv nga ndjekja penale dhe nga kontrolli i përhershëm i ligjit këtyre personave dhe fondeve të tyre”.
“Ne kemi marrë ligjin që në korrik. Kemi paraqitur komentet e shqetësimet tona qeverisë, së pari amnistia mund të konsiderohet dëmtim për moralin tatimor. Si kartë për të dalë nga detyrimi i pagesës së gjithë detyrimeve e për të ndihmuar e favorizuar evazorët duke qenë se përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që përveçse këtyre, kanë dhe një heqje të penaliteteve që mund të japin imunitet efektiv nga ndjekja penale dhe nga kontrolli i përhershëm i ligjit këtyre personave dhe fondeve të tyre. Qeveria duhet të ndryshojë projekt ligjin në një program të vetë deklarimit vullnetar kur të ketë mbushur disa parakushte si: Sistem mjaftueshëm modern të administratës tatimore, me kompetenca të fuqishme për marrje informacioni e me një sistem mjaft të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë dhe kompetenca për publikun që ka aftësi të besueshme për zbulimin administrata tatimore. Nevojat për të pasur një sistem të tillë e për ti dhënë besim publikut të kuptohet që ata evazorë që nuk deklarohen do ndiqen e penalizohen për një gjë të tillë. Kuadri tjetër kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit një kuadër që duhet të jetë i fortë në vend. Me rëndësi të thuhet që sistemi IDPT duhet të ecë akoma më tepër, të plotësojë kapacitetet për kontrollin tatimor dhe mangësitë, aktualisht nuk është në këtë nivel. Ka goxha probleme më kontrollet tatimore në mbledhjen e të ardhurave dhe në marrjen e informacioneve në sistem nga palët e treta dhe në aksesin në këtë informacion. Në vende në zhvillim e sipër e vështirë që këto kushte të përmbushen për të aplikuar një vetë deklarim vullnetar, përvec kuadrit të pastrimit të parave”, tha përfaqësuesja e FMN, Yan Sun.
/gazetashqiptare/