Zhdukja e Vis Martinajt dhe masakra e Fushë-Krujës
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me shoqërimin në policinë e Tiranës mbrëmjen e së shtunës të Indrit Dokles, Gentjan Reçit dhe ndalimin e Fatjon Muratit. Të tre personat po lëviznin me një automjet të blinduar dhe sipas policisë gjatë kontrolleve blic, u ndalua ky automjet pasi kishte informacione se aty ishte personi i shpallur në kërkim Fatjon Murati, i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, pasi dyshohej se ishte bashkëpunëtor i Kristian Gjinit i cili u arrestua në korrik të
Por Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim policor për t’u marrë në pyetje edhe për masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Policia e Tiranës pas ndalimit mbrëmjen e së shtunës ka marrë në pyetje Muratin për masakrën e Fushë-Krujës dhe i pranishëm gjatë marrjes në pyetje ka qenë edhe një prokuror i SPAK. Sa i përket shoqërimit të Dokles dhe Gentjan Reçit, policia e Tiranës thotë se shoqërimi i tyre ishte thjesht procedurë pasi gjendeshin me personin tjetër që ishte në kërkim.
Sipas burimeve nga policia e Tiranës për BalkanWeb, Endrit Doklen dhe Gentjan Reçin nuk e kanë marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, por kanë kryer vetëm procedurën e shoqërimit siç ndodh në të gjitha rastet kur shoqërohen personat që janë me një person të shpallur në kërkim. Ndërkohë më parë Dokle është marrë në pyetje nga policia e Lezhës dhe prokuroria e Kurbinit lidhur me zhdukjen e Ervis Martinaj, ku Dokle ka deklaruar se emrin e tij e ka dëgjuar vetëm në media dhe se nuk e di as çfarë ka punuar dhe as me çfarë merrej Ervis Martinaj dhe se asnjëherë nuk ka pasur konflikt me të. Në pyetje më parë për Martinaj janë marrë edhe Gentjan Reçi dhe tre persona nga Nikla dhe Fushë-Kruja, por pritet të merren në pyetje edhe shumë personazhe të botës së krimit.