U arrestua për kotecin e pulave pa leje
Lefkotheia Karasa, 82 vjeçe nga fshati Nartë i Vlorës po përballet me drejtësinë, nën akuzë për ndërtimin e një koteci pulash pa leje. Një ditë më parë e moshuara, u paraqit në seancën e radhës gjyqësore, si të kishte ndërtuar një pallat 10 katësh në qendër të Vlorës e jo një kotec pulash
Lefkotheia Karasa, 82 vjeçe nga fshati Nartë i Vlorës po përballet me drejtësinë, nën akuzë për ndërtimin e një koteci pulash pa leje. Një ditë më parë e moshuara, u paraqit në seancën e radhës gjyqësore, si të kishte ndërtuar një pallat 10 katësh në qendër të Vlorës e jo një kotec pulash. Prokuroria dhe gjykata ka kërkuar që me datën 25 tetor të japë konkluzione për dënimin e të moshuarës Lefkotheia Karasa.Lefkotheia Karasa jeton e vetme në një shtëpi dykatëshe në Nartë të Vlorës, ndërsa djemtë janë në emigracion. Rasti i shoqërimit të 82-vjeçares në komisariat për ndërtim pa leje, u bë publik rreth një muaj më parë, ndërsa për Report TV me lot në sy ajo tha se e kishte gjetur halli në pronën e vet.
Para dy vitesh, tregoi ajo, i shembën kasollen e bagëtive dhe nisën ndërtimin e një kasolleje pak më të madhe me mure. Këtu lindi konflikti me fqinjën që e denoncoi në polici.
“Problemi është se më ra halli në pronën time, në tokën time që ma ka lënë vjehrri. Shtëpinë e kanë ndërtuar djemtë me punën në Greqi. Dy vite që është bërë dhe ka kushtuar shumë. Atje kishim një kasolle dhe duam ta bëjmë të madhe. Kotec për pula a ndonjë tjetër, çfarë të bëjmë duhet ajo...(ndërtesa). Asgjë si kam prishur asaj (komshies) ajo më ka prishur mua gardhin. Erdhi policia më mori mua me forcë. A ju kanë thënë për ta prishur? JO! Ne e kemi në tokën tonë. (qan)”, tha Lefkotheia Karasa./shqiptarja/