19 të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete në Shqipëri
Tetor 17, 2022 07:36 Europe/Tirane
Nga 628 testime të kryera në 24 orët e fundit, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Shqipëri.
Asnjë humbje jete nuk është shënuar. 53 persona janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610. Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese, thuhet në njoftimin e ministrisë.