Tetor 17, 2022 09:15 Europe/Tirane
  • Mbledhja ‘periferike’ e Asamblesë së Unionit Ndërparlamentar

Asambleja e 145 e Unionit Ndërparlamentar e mbledhur sot në Ruanada, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull, duke theksuar se duhet dënuar “pushtimi i Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusisë, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve”.

Ajo që vihet re është se në momentin që fjalën e mori deputeti drejtues i delegacionit të Federatës Ruse, delegacioni i Shqipërisë u largua nga salla bashkë me deputetët e vendeve të BE.

Ndërkohë, deputeti Ervin Salianji, në një reagim në rrjetet sociale shprehet:

Kigali, Rëanda. Mbledhja e 145 e Asamblesë Parlamentare të Unionin Ndërparlamentar me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178 shtete.

Lufta në Ukrainë dominoi diskutimet e Asamblesë  ku pjesa dërrmuese e delegacioneve dënuan agresionin e paprovukuar rus ndaj Ukrainës!

Delegacioni i Shqipërisë si pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështetëm rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës. Asambleja e 145 e IPU-se ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojme pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve.

Asambleja e fokusoi debatin tek rritja e autoritetit të parlamenteve në kontrollin e qeverive, mbrojta e statusit të deputetit, promovimi i të rinjve në politikë, foricimi i bashkëpunimit ndërparlamentar për të ndarë eksperiencat më të mira. Vëmëndje të rëndësishme morên rastet e ndalimit të hapësirave demokratike në parlamentet e vendeve autokratike! Çdo vend është nën monitorim për ruajtjen e standarteve të demokracisë!