Tetor 17, 2022 09:17 Europe/Tirane
  •  AKTUALITET “Daja Sali, gëzuar ditëlindjen”

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar urimin më të bukur që ka marrë për ditëlindje.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, Berisha tregon se urimin më të bukur e ka marrë nga dy motra të vogla, Solei dhe Etuale, të cilat sipas tij siç kanë emrin janë edhe vetë.

“Miq ju falenderoj për qindra e mijëra urimet që mora për ditëlindje!

Zgjodha për të postuar si më të bukurin e tyre, urimin e motrave bukuroshe Solei dhe Etuale, të cilat siç kanë emrat janë edhe vetë!”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se Berisha festoi ditën e djeshme 78-vjetorin e lindjes, ku nuk munguan urimet nga miqtë dhe dashamirësit./gazetashqiptare/