Tetor 17, 2022 09:19 Europe/Tirane
  • Thirrja e Sali Berishës për grevën e pedagogëve

Nesër nis viti i ri akademik, por duket se do të fillojë jo si çdo vit, pasi pedagogët kanë njoftuar bojkot të procesit mësimor. Ata kanë zhvilluar dy protesta, ndërsa kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave, ku kryesorja është rritja e pagave.

Protesta mbështetet edhe nga opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga pedagogët.

Sipas tij, qeveria po mban një qëndrim cinik ndaj kërkesave të Sindikatave.

“Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Universiteteve!

Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave. Të gjithë në protestë”, shkruan Berisha.

/gazetashqiptare/