“Ooo…Mirmëngjes, qënke zgjuar!” Edi Rama
Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën në zyrën e tij në Partinë Socialiste me një mesazh për zgjedhjet lokale.
Teksa përshëndetet me breshkat që mban në zyrë, për shkak të problemeve me astmën, Rama shprehet se sot PS nis një rrugë të re për të fituar zgjedhjet lokale dhe sfidat e përbashkëta.
Ai uron një javë me sa shumë shi pasi thotë se kjo është mënyra për të luftuar inflacionin e luftës së Vladimir Putin duke iu referuar këtu krizës energjetike.
“Ooo.. mirmëngjës, mirmëngjes, qënke zgjuar eee. Mirmëngjes, mirmëngjes. Një ditë e re, një javë e re në zyrën e PS-së, për të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjeve vendore me dialogun me komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe për sfidat e përbashkëta. Paçit një javë të mbarë dhe me sa më shmë shi, mundësisht sa më shumësepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit. Që nuk e kemi sjellë ne por që duhet të bëjmë çmos ta lehetësojmë sa më shumë
Në javë të mbarë”/gazetashqiptare/