Nëntor 05, 2022 09:22 Europe/Tirane
  • Kapiteneria e Vlorës i ndalon anijet e vogla të dalin nga gjiri

Kapiteneria e Vlorës i ka ndaluar anijet e vogla dhe mjetet e tjera lundruese të dalin sot jashtë gjirit të Vlorës për shkak të përkeëqsimit të motit. Moti mund të nisë të përmirësohet sipas parashikimit të meteorologëve, pas orës 18:00 të së shtunës.

Në njoftim thuhet se “Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 4 deri 5 nëntor 2022 në drejtimin jug - juglindje dhe jug-jugperëndim, në forcën 4-5 bft, 0.50-1.00 m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 bft deri 8 bft 10-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 2.20 metra, ndalohet dhënia e lejes së nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe të merren masa për sigurimin e tyre.

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara, të kenë marrë masa për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjitha drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 4 deri në 5 nëntor 2022. 

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 5 nëntor 2022.”/Syri