Shtrenjtimi i energjisë mbyll mijëra biznese dhe rrit çmimet
Biznesi i vogël dhe i mesëm ka thirrur sot grevë njëorëshe përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria. Kryetari i shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, z. Albert Nasto deklaroi se forma e protestës është e ndryshme, pra edhe nëse një biznes e ka nxjerrë mallin dhe ka hapur dyert, për një orë nuk do të shërbejë
Nasto tha se qëllimi i grevës është jo vetëm kundërshtia për Paketën Fiskale të vitit 2023, por sidomos rritja e çmimit të energjisë elektrike, e cila do të çojë në faliment mijëra biznese që konsumojnë shumë energji, si bar kafetë, fastfood-et, restorantet e pastiçeritë.
Bordi drejtues i shoqatës, - tha Nasto, - vendosi para disa ditësh për një grevë me mbyllje qepenash ose me mos shërbim; siç e shihni, jemi në “tregun çam”, malli ka dalë jashtë që në orën 8, e kanë nxjerrë mallin jashtë tregtarët se nuk mund të mbyllin dyqanet, por nuk do të shërbejnë për një orë.
Ky është një sinjal që i jepet qeverisë për ato që i kemi kërkuar, sidomos për Paketën Fiskale 2023 dhe jo vetëm atë, sepse kemi dhe çështje të tjera, siç është çmimi i lartë i karburantit, që është më i larti në botë, gati-gati jemi ndër katër vendet më këtë çmim në botë dhe çmimi i energjisë që po bëhet “ping pong” nga ana e qeverisë shqiptare apo nga Kryeministri shqiptar që shpeshherë thotë do të ngrihet fashoja mbi 800 kilovat e herën tjetër thotë nuk do të vihet. Por kjo është një lojë jo e mirë që po bëhet në kurriz të biznesit dhe ne besojmë e i kërkojmë Kryeministrit , Ministrisë së Financave e të gjithëve që çmimi i karburantit, çmimi i energjisë nuk ka pse rritet në Shqipëri, sepse në fund të fundit do të shkaktojë një dëm të atillë që askush nuk e parashikon, por ne deri diku si shoqata e kemi parashikuar që do të mbyllen me mijëra subjekte dhe do të kemi rritje marramendëse të çmimeve.
Gati 60-70% e biznesit në Shqipëri sot konsumon shumë energji, siç janë bar-kafe, fatsfood, restorante, pastiçeri pa futur këtu dhe shumë të tjera që punojnë me energji elektrike. Pra, kjo do të thotë se në vihet kjo fashë që nuk duhet të vihet e ne do të bëjmë çmos që të mos vihet, shkakton një dëm që askush nuk e di ku do të shkojë kjo gjende e bizneseve. Faliment po, por që do të rriten çmimet edhe për qytetarin, çmime marramendëse.” /Syri