Pedagogët tërhiqen nga bojkoti
Nëntor 07, 2022 06:40 Europe/Tirane
Nga dita e sotme, pedagogët do të kthehen në auditore por nuk do të ndalin protestat.
Ata kanë vendosur që të mos pengojnë më zhvillimin e procesit mësimor në fakultete, por do të vijojnë protestat derisa të plotësohen kërkesat e parashtruara prej më shumë se 3 javësh.
Gjithashtu njoftojnë se do të zhvllojnë protestën e radhës Kombëtare, të martën në orën 11:00 përpara Korpsuit Qendror të UPT.
Ky vendim erdhi pasi kërkuan garanci nga Presidenti për të hyrë në grevë urie, por nuk morën një përgjigje./Syri