Nëntor 08, 2022 07:58 Europe/Tirane
  • Qeveri që vjedh Portin

Të gjitha lëvizjet e kompanisë private që ka marrë përsipër ndërtimin e portit turistik të Durrësit, vendimet e qeverisë në to dhe vetë marrëveshja e komunikuar së fundmi ngrenë dyshime se pas këtij projekti qëndron një aferë e madhe korruptive, ndoshta më e madhja në historinë e Shqipërisë.

Pse? Së pari, porti u tha se do të ndërtohej nga ‘Emaar Group’, një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në botë dhe e bërë e njohur për shndërrimin e Dubait nga një shkretëtirë në një prej qendrave kryesore financiare globale.

Por ‘Emaar Group’ e transferoi ndërtimin te ‘Symphony Invest Ltd’, një kompani e regjistruar në ishujt Kajman, njohur si parajsë fiskale. Nuk përfundon me kaq. ‘Symphony Invest ltd’ e transferon ndërtimin te ‘Eagles Hills Real Estate’, regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këto janë lëvizje që janë regjistruar në harkun kohor të pak muajve nga ana e kompanisë. Lëvizjet e tjera janë të qeverisë. Kjo e fundit nga ideja për t’i falur rreth 820 mijë metër katrorë pronë publike kompanisë private pa u përfshirë në projekt, krejt papritur vendos të bëhet pjesë dhe aksionare në ‘Real Hills Real Estate’.

 

Sipas kontratës së nënshkruar, qeveria do të përfshihet aktivisht në projekt, por pa financuar. Paratë do të jenë të gjitha të kompanisë private. Por, cili është kushti që kompania ka pranuar këto terma? Brisida Shehaj thotë se kompanisë po i falet trualli pa përfituar asgjë në këmbim dhe veç kësaj, kompania përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe 3 përqindëshi i strehimit social, që me koston e 2 miliardë eurove, sa thuhet se do të jetë investimi vlera e taksave shkon deri në 70 deri në 100 mln euro.

 

Ndërkohë, gazetari Klodian Tomorri ka reaguar me ironi për këtë skandal.

 

“Epo qeveri që të vjedhë dhe Portin nuk e kishte parë ndonjëherë rrota e historisë. Edhe romakët nuk e vidhnin Portin. Iku Porti,” shkruan ai./Syri