Bilanci i COVID/ 13 raste të reja në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga 628 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 3 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 38 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 184 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Shijak, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Këlcyrë, Tepelenë, Elbasan
Statistika ( 8 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 628
Testime totale 2,000,550
Raste pozitive 331,944
Raste të shëruara 328,167
Raste Aktive 184
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 134
Fier 15
Vlorë 14
Gjirokastër 7
Durrës 4
Berat 4
Elbasan 3
Shkodër 2
Lezhë. 1/Syri