SPAK lëshon 11 urdhër-arreste, 5 të prangosur
Nëntor 16, 2022 09:14 Europe/Tirane
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka lëshuar 11 urdhër-arreste për dosjen e inceneratorëve. Sipas SYRI TV, bëhet fjalë për inceneratorin e Fierit.
Deri tani raportohet se 5 persona janë arrestuar. 5 prej personave në kërkim aktualisht ndodhen jashtë vendit.
Ndërkohë, një person tjetër është në kërkim brenda vendit.
Operacioni është duke u kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja.
Operacioni është në vijim e sipër dhe janë duke u kontrolluar disa banesa./Syri