Nëntor 21, 2022 08:45 Europe/Tirane
  • Fier, probleme furnizimi me energji në disa fshatra, shkak pemët e rrëzuara

Situata në qarkun e Fierit deri në këto momente për shkak të reshjeve, paraqet probleme të shkaktuara në furnizimin me energji elektrike, por jo në përmbytje.

Në prefekturën e Fierit, situata është nën kontroll e monitorim. Lumenjtë Vjosë dhe Seman janë në shtratin e tyre dhe deri tani nuk paraqesin rrezik. Energjia elekrtike në zonat ku funksionojnë 4 hidrovoret, Darëzezë e Seman, nuk mungon, hidrovoret punojnë me kapacitetet të plotë. Nuk ka toka të përmbytura apo rrugë të bllokuara.  Në disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, por grupet e punës janë në terren e po kryejnë riparimet e tyre.

Arjan Fasko, Drejtor i OSHEE në Fier njoftoi se për shkak të motit te keq ka pasur probleme në disa fshatra që mbulon kjo zonë shpërndarje, si psh. në zonën e Roskovecit, problemet janë shfaqur në fshatrat Suk1 dhe Suk2.

Në zonën e Levanit, në zonën e Kafarajt, Qarrit, Bishanit; në zonën e Mallakastrës, probleme në Klos, Hekal, Kutë, Fratar.

Kanë rënë pemë që kanë këputur linja elektrike të tensionit mesëm gjatë natës dhe që tashmë po riparohen.

Në Mallakastër, kryetari i bashkisë Qerim Ismailaj njoftoi se “nga ora 3 e gjysmë e natës ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në zonat Fratar, Kute, Klos, Hekal. Kanë rënë peme e plepa e kanë këputur linjat që po riparohen. Në Kute, në orën 7 u kthye energjia.

Stacioni pompave në Poçem nuk punon për mungese energjie. Depot kanë ujë. Mungesë furnizimi te popullata me ujë nuk ka, sepse janë depo rezervë, plus punojnë linjat e dyta.  Pritet për punë orësh, riparimi i difektit që të rivihen në punë pompat e të furnizojnë e mbushin  depot. Në rruge e toka bujqësore nuk ka probleme nga reshjet.”/syri/