Nëntor 24, 2022 08:58 Europe/Tirane
  • Partia Demokratike ka thirrur sot në interpelancë urgjente

Në seancën e sotme parlamentare që do të nisë në orën 10, opozita ka thirrur në interprelancë Kryeministrin Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit, atë që opozita e konsideron si aferën më të madhe të zhvatjes dhe korrupsionit dhe që ia kaluar asaj të inceneratorëve. Në faqen zyrtare të Kuvendit, ku është shpallur rendi i ditës, pika 3, thuhet:

"Interpelancë urgjente me Kryeministrin, z. Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh mbi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”" 

Kjo pikë është futur nNë mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim. Interpelanca nis me pyetjet nga nismëtari dhe më pas shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin  Diskutimet janë parashikuar jo më shumë se 6 orë. Minutazhi për diskutimet, është si vijon: 

Grupi parlamentar i PS, 190 minuta; 

Grupi parlamentar i PS, 103 minuta  

Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 18 minuta  

Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 18 minuta 

Deputetët jashtë grupeve parlamentare:  

Partia e Lirisë 10 minuta 

PSD 10 minuta 

Në diskutime, i janë përcaktuar minutat edhe kreut demokrat Sali Berisha dhe anëtarëve të grupit të rithemelimit të PD: Albana Vokshi, Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Luan Baçi, gjithsej 13 minuta të ndara ndërmjet 5 deputetëve)./syri/