Sot vranësira, të mërkurën kthehen shirat dhe stuhitë
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik dhe masa ajri kontinentale ku pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike në vendin tonë .
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu pasdite në Jug perëndim. Era do të jetë me drjetim Veri - Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/8°CZona e ulët 5/15°CZona bregdetare 8/14°C
Kosova, e martë 13 dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe mejgull. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 2°C -4°C .
E mërkurë, 13 dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu fillimisht me intesitet mesatare në mbrëmje do të intesifikohen në zonën veriperëndimore me stuhi. Era do të jetë me drjetim Jug - Lindje me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/8°CZona e ulët 8/16°CZona bregdetare 10/15°C/ Sipas RTSH/syri/