Shira dhe stuhi në vendin tonë, mbrëmjen e së mërkurës
Qëndra ciklonike e pozicionuar në mesdheun perëndimor do të afrohet drejt gadishullit duke sjellë reshje shiu dhe stuhi në vendin tonë gjatë mbrëmjes.
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu fillimisht me intesitet mesatare në mbrëmje vonë do të intesifikohen në zonën veriperëndimore me stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug - Lindje me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/8°CZona e ulët 8/16°CZona bregdetare 10/15°C
Kosova, e mërkurë data 14 dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe bore. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 0°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 4°C -5°C .
E enjte, data 15 dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drjetim Jug - Lindje me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/12°CZona e ulët 10/21°CZona bregdetare 12/19°C/ Sipas RTSH/syri/