Në Shkodër, 1920 ha tokë të përmbytura, ujësjellësi Oblika1 jashtë funksionit
Në bashkinë e Shkodrës janë 1920 ha tokë të përmbytura. Nga raportimet e fundit që vijnë sot, situate deri në orën 8:00 paraqitet si më poshtë: 1. Kuota e Drinit 6.80 m, është rritur 1 m që nga ora 16.00 dje. Kuota maksimale është 7.50 m.
2. Kuota e liqenit është 8.55, rritur me 40 cm nga ora 16.00 dje, ndërkohë që kuota maksimale është 8.70 m.
Në bashkinë e Shkodrës, toka e përmbytur llogaritet në 1920 hektarë.
Në njesinë Ana e Malit, përmbytur janë 100 Ha.
Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta, por vetem me mjetet e larta të ushtrisë. Është 1 mjet me 4 forca në dispozicion.
Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
Në Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat.
Përmbytje ka në Bërdicë 200 ha, Gur i Zi 170 ha, Velipojë 150 ha.
Rruga Theth-Breg Lumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.
Strukturat e Emergjencave Civile të bashkisë së Shkodrës janë në terren për monitorimin e situatës./syri/