Dhjetor 19, 2022 07:34 Europe/Tirane
  • Policia rrethon zonën, nis shembja e pallatit nr.4 në rrugën 'Myslym Keta'

Mëngjesin e kësaj të hëne, bashkia e Tiranës ka nisur shembjen e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta”.

Policia ka rrethuar zonën për të mos lejuar afrimin e banorëve, të cilët të irrituar shikojnë se si prona e tyre, që e kanë blerë dhe e zotërojnë me tapi, po u shkatërrohet para syve.

Banorët nuk janë kundër shembjes së pallatit apo projekteve të zhvillimit, ata kërkojnë  nga shteti t’u kompensohet dëmi që po i u bëhet.

Një pjesë e tyre, emigrantë, kanë ardhur të shqetësuar dhe ngrenë pikëpyetje se ku do të vazhdojnë të jetojnë tani e tutje.

Nga ana tjetër, sot pritej një vendim nga gjykata për shembjen e kësaj godine apo jo, por IKMT e ka nisur tashmë punën për rrëzimin e tij para orës 8./syri/