Dhjetor 20, 2022 07:28 Europe/Tirane
  • Prishja e pallatit te

reu i qeverisë, Edi Rama, ka folur edhe në lidhje me pallatin e shembur këtë të hënë te rruga "Myslym Keta", ku nënvizoi se "ndërtesa ishte një ngrehinë e rrezikshme". Nga Baldushku, ku u inagurua blloku i ri i rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Rama tha se pallati te rruga "Myslym Keta", ishte tashmë i rrënuar.

"Ai pallat bënte 'muu' që është një ngrehinë e rrezikshme, që me një goditje të matrapikut binte dy kate përnjëherë. Ndërkohë, të gjithë atyre po u jepet bonusi i qirasë dhe u thuhet se kur të ndërtohen apartamentet, do merrni apartament të ri. Tani çfarë të bëjë qeveria dhe bashkia ndaj atyre që bien pre e atyre që i thonë vetes opozitë, por që janë një grumbullim njerëzish që nuk kanë fe, e besë jo e jo. U kemi treguar se kush u del për zot njerëzve në këtë vend. Kur vjen puna tek shqiptarët, në hall e në vështirësi, në nevojë, të goditur nga një fatkeqësi, ne nuk shikojmë as majtas as djathtas, por shikojmë drejt e në sy gjithsecilin. Ky ishte edhe një program strehimi. Kudo, në çdo shpi në zonën rurale, ku ka nga dy tre apo katër kurora në një kulm, programi u ka dhënë katër shtëpi. Rasti i katër kurorave është tipik ku katër kurorat votojnë kundër partisë sonë. Çfarë rëndësie ka për ne kur këtu bëhet fjalë për qytetarë të kësaj republike, shqiptarë të cilët janë njësoj si gjithë të tjerët në nevojë që goditen nga një fatkeqësi, si do të bëjmë ne?. Dua t’ju siguroj të gjithëve se pavarësisht se u pëlqen apo s’u pëlqen të gjithëve, njësoj do jetë rezultati. Të gjitha familjet që mund të kenë të rritur, që mund ta kenë kokën mbrapsht, s’është arsyeja që ne të mos u japim të njëjtën gjë, që kur kanë prindërit me kokën parsh apo mbrapsht. Askush të mos shqetësohet më shumë se ç’duhet", tha Rama.

Vendimi për shembjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti  në rrugën ‘Myslym Keta” u konsiderua një akt i shëmtuar nga ana e kryetarit të PD, zgjedhur nga procesi i Rithemelimit,  Sali Berisha./rtsh/