Dhjetor 22, 2022 08:49 Europe/Tirane
  • U përplas nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë 17 vjeçari

17 vjeçari Eljo Hamiti i cili u aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka ndërruar jetë në spital, në Tiranë.

I mituri po kalonte rrugën pranë fshatit Llogara kur 66 vjeçari e përplasi duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup.Ai po shkonte te gjyshja pasi donte ta shoqëronte atë gjatë natës sepse kishte frikë të flinte vetëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme./syri/