Lëkundet Shqipëria në ditën e parë të vitit, tërmet pranë Bulqizës
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur ditën e sotme.
Tërmeti është regjistruar të ketë ndodhur rreth 7 kilometra nga Bulqiza, ndërsa thellësia e tërmetit raportohet të jetë pak rreth 2.5 kilometra nga sipërfaqja e tokës.
Konkretisht epiqendra e tërmetit në Bulqizë ishte fshati Valikardhë në Njësinë Administrative Zerqan.
Sipas banorëve të zonës lëkundjet e tërmetit u dukën të forta për momentin.
Ka nga ato banorë që kanë dalë me shpejtësi jashtë banesave të tyre nga frika, pasi banesat e fshatit Valikardh, kanë qenë të dëmtuara edhe nga tërmetet e tjera dhe banorët e frikësuar kanë lënë shtëpitë e tyre.
Menjëherë kryetari i Bashkisë së Bulqizës ka komunikuar me Shtabin e Emergjencës dhe po marrin informacion për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.