500 mijë euro në shtëpinë e zyrtares së Ramës
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar me një postim në Facebook pas zbulimit të gjysmë milionë euro në shtëpinë e një zyrtareje të lartë të rilindjes.
“Pastruesja që i vodhi shkoi në burg, po shefja e kabinetit të Ahmetajt, këshilltarja e Ramës ku i gjeti (vodhi) 500 mijë eurot qe mbante në shtëpi ?!!”, shtron pyetjen Paloka.
Pastruesja që i vodhi shkoi në burg, po shefja e kabinetit të Ahmetajt, këshilltarja e Ramës ku i gjeti (vodhi) 500 mijë eurot qe mbante në shtëpi ?!! Ligji i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve ka disa detyrime që përcaktojnë se edhe thjesht mbajtja në shtëpi e një shume të tillë është shkelje e ligjit, pa i hyrë fare çeshtjes se si një nënpunëse e thjeshtë ka siguruar një pasuri të tillë…
Se sa kanë shefat e kësaj, imagjinojeni vetë!/syri/