Janar 11, 2023 09:41 Europe/Tirane
  • Bastiset qendra e masazheve në Tiranë, vëlla e motër shfrytëzonin 20-vjeçaren

Një qendër masazhesh në Unazën e Re në Tiranë që ishte kthyer në vatër prostitucioni, u zbulua nga policia dhe dy persona u arrestuan. Vëlla e motër që ishin administratorë të kësaj qëndreje shfrytëzonin për prostitucion një vajzë 20 vjeçe, të tre këta me banim në Tiranë.

Policia, gjatë bastisjes në kuadrin e operacionit “Exstra” në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës, arrestuan tutoren K.H 28 vjeçe dhe shpallën në kërkim vëllanë e saj, K.H, 23 vjeç. Po ashtu, arrestuan edhe vajzën që ushtronte prostitucion, D.L. 20 vjeçe.

Policia tha se “si rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar "Extra", arrestuan në flagrancë shtetaset K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucioni".

 

Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. H, 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. (motra e shtetasit K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”/syri/