Janar 11, 2023 09:51 Europe/Tirane
  • Sekuestrohen dhjetëra cigare kontrabandë në Tiranë, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke shitur mallra kontrabandë.

Në kuadër të operacionit ‘False’ është arrestuar Arjan Deliu, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën "Hamdi Pepo", policia gjeti dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me pulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /shqiptarja/