Janar 12, 2023 09:46 Europe/Tirane
  • Zbresin temperaturat, ngrica dhe mjegull

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë lartë atmosferik dhe masa ajri të ftohta kontinentale, të cilat kanë sjellë rënie të temperaturave në vendin tonë dhe stabilitet të motit.

E enjte, data 12 janar 2023

Moti do të jetë me  kthjellime vranësira mesatare me mjegull dhe ngrica në veri .  Era do të jetë me drjetim Veri - Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,8 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      -2/7°CZona e ulët         0/14°CZona bregdetare 5/15°C

Kosova, e enjte data 12 janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime ,vranësira dhe reshje bore të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 4°C - 7°C .

E premte, data 13 janar 2023

Moti do të jetë me  kthjellime vranësira të pakta dhe prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje.  Era do të jetë me drjetim Veri - Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      -2/7°CZona e ulët         -1/15°CZona bregdetare 5/14°C/syri/