Dy tërmete në Shqipëri/ Mediat italiane: I dyti shumë më afër Tiranës
Janar 16, 2023 07:17 Europe/Tirane
Mediat italiane i bëjnë jehonë tërmetit që tronditi Shqipërinë në mbrëmje. Agenzia Italia shkruan se vendi u trondit nga dy tërmete njëri pas tjetrit.
Sipas saj, tërmeti i parë kishte një magnitudë prej 5.2 të shkallës Rihter dhe goditi në verilindje të Tiranës.
Kurse tërmeti i dytë erdhi pak më vonë dhe ishte akom më afër Tiranës.
Sipas AGI, tërmeti i dytë kishte një magnitudë prej 4.8./syri/