Janar 17, 2023 10:10 Europe/Tirane
  • Gjykata e Apelit pritej që ta rrëzonte, Alibeaj tërhiqet nga ankimimi

Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.

Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy Kuvendeve, të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021, të bashkohen.

Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat avokati, Indrit Sefa

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje”, tha ai.

Gjykata e Apelit rrëzoi para pak ditësh kërkesën e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës për të përjashtuar gjyqtaren Irida Kacerja nga gjykimi i çështjes për bashkimin e dy statuteve, atë të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit të vitit 2021.

Madje gjykata vendosi gjobë ndaj tyre. Përflitej se Gjykata e Apelit pritej të merrte vendim kundër Alibeajt. /syri/