Tepelenë, ndalohet mësuesi që e rrahën, dyshohet për ngacmimin seksual
Komisariati i Tepelenës e ka ndaluar mësuesin Kleanthi Laçi, 59 vjeç, i cili u dhunua dy ditë më parë nga tre të rinj.
Pas vetëdorëzimit të të riut që e goditi mësuesin dhe që shpjegoi arsyet pse e goditi, pas ankimit nga e motra 13-vjeçare, Policia ka ndërmarrë veprime hetimit dhe e ka ndaluar Laçin për dy vepra penale “Ngacmim seksual” dhe “Kallëzim të rremë”.
Policia e Shtetit njoftoi sot se “në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë ndalimi i shtetasit të dëmtuar K. L., 59 vjeç, për veprat penale "Ngacmimi seksual" dhe "Kallëzimi i rremë".
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”/syri/