1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, 350 ha në Lezhë!
Situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike në qarkun e Shkodrës, ndërsa në Lezhë situata është normalizuar. Në Shkodër, 15 banesa kanë prezencë uji dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Procesi mësimor do të nisë në 43 shkolla, ndërsa në 13 shkolla në Shkodër do të vijojë të mbetet i pezulluar.
Në Shkodër vijon të mbetet i pezulluar mësimi në 13 shkolla. Sipërfaqja e përmbytur është rritur me 60 ha, nga 1340 ha që ishte një ditë më parë ka shkuar në 1400 ha. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Dy mjetë të ushtrisë dhe 7 ushtarë janë vënë në ndihmë të banorëve të zonës për të kaluar këtë rrugë. Në fshatin Obot ka prezencë uji në 15 banesa. Mësimi është i pezulluar në 13 shkolla. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.Për shkak të motit të keq ka rrëshqitje dherash në zonën e Currilave në Durrës. Rrëshqitja e dherave ka bllokuar njërin kah të rrugës.