Janar 24, 2023 10:06 Europe/Tirane
  • Rama nën hetim në SHBA

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje nga skandali i rëndë i arrestimit të mikut dhe këshilltarit të Edi Ramës, Charles McGonigal, një ish-zyrtar i FBI në Nju Jork.

Ndaj McGonigal është ngritur akuzë se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska të shmangë sanksionet amerikane.

“McGonigal nuk tregoi për qeverinë amerikane formatin me të cilin ai ishte takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë,” raporton CNN.

“Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë ‘i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse’. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, që i pagoi 225 mijë dollarët, kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Një nga pagesat në para kesh- 80 mijë dollarë- dyshohet se iu dha McGonigal-it, ndërsa ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.

Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet e lobimit të huaj te një shtetas amerikan, bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, sipas aktakuzës. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare”, raporton CNN./syri/