Shkurt 07, 2023 08:37 Europe/Tirane
  • Merr flakë banesa në Çorovodë, ndërron jetë 66-vjeçari prej asfiksimit

Një banesë në Çorovodë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Për pasojë, një 66-vjeçar i identifikuar si Ikmet Shkëmbi ka ndërruar jetë nga asfiksimi.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirimi” rreth orws 23:04. Kur mbërritën forcat zjarrfikëse, flakët kishin marrë përmasa të madhe ndikuar dhe nga orendi të vjetra dhe dyshekë pambuku dhe sfungjerë që ndodheshin në kuzhinë. Banorët që ishin bllokuar në kat të dytë dhe të tretë, u evakuuan menjëherë.

Pasi u bë fikja e zjarrit u kontrollua komplet hyrja dhe në kuzhinë u gjet trupi i pajetë i 66-vjeçarit që banonte i vetëm. Së bashku me persona të afërt të familjarit u bë nxjerrja e të ndjerit dhe transportimi i tij për në morgun e qytetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./shqiptarja/