Rama publikon pamjet: Vijojnë punimet për Lungomaren e Durrësit
Punimet për Lungomaren e Durrësit po vijojnë. Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin ditën e sotme duke ndarë në video nga kantieri i punimeve.
“Mirëmëngjesi dhe nga kantieri i punës për Lungomaren e re të Durrësit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Lungomarja e Durrësit do të fillojë nga ura e Dajlanit dhe do të vazhdojë deri te godina e Kavalishencës, në 3 kilometër vijë bregdetare. Studimi parashikon që të ketë një unifikim në vijë të njëtrajtshme nga fillimi në mbarim, ndërsa shëtitorja do të ketë kënde lojërash për fëmijë, hapësira për pjesën e plazhit, stacionet e plazhit, hapësira shërbimi, hapësira sportive dhe facilitete që lidhen me përdorimin e ambienteve higjieno-sanitare, dhoma zhveshje e dushe. Po ashtu do të ketë edhe një piste për biçikletat në krah të asaj për këmbësorët.
Projekti do t'i kushtojë buxhetit të shtetit 3 mld dollarë. Faza e parë e projektit nga konvalishenca deri tek pista Kosova, pritet të mbyllet në Maj të vitit 2023, ndërsa faza e dytë do të vijojë nga Pista Kosova deri tek Ura e Dajlanit./shqiptarja/