Genc Gjokutaj: Në këmbë për Shqipërinë e shqiptarëve!
Avokati i njohur Genci Gjokutaj i bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen në këmbë për të marrë në dorë fatet e vendit.
Përmes një mesazhi të përcjellë nëpërmjet faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Gjokutaj shprehet se çdo qëndrim indiferent dhe tolerues ndaj gjarpërinjve të krimit, korrupsionit dhe antishqiptarizmit sot ju heq të drejtën për t’u ankuar ndaj “kafshimit” të tyre nesër!
Kjo sepse, thotë ai, është e turpshme, e pafalshme dhe tradhëtore nëse atë që e njohim dhe e dimë sot ta falim nesër!
“Çdo qëndrim indiferent dhe tolerues ndaj gjarpërinjve të krimit, korrupsionit dhe antishqiptarizmit sot ju heq të drejtën për t’u ankuar ndaj “kafshimit” të tyre nesër!
Është e turpshme, e pafalshme dhe tradhëtore nëse atë që e njohim dhe e dimë sot ta falim nesër!
Prandaj, në këmbë për Shqipërinë e shqiptarëve!”, shprehet në mesazhin e tij avokati Genc Gjokutaj./syri/