Shkurt 21, 2023 08:28 Europe/Tirane
  • 42 vite marrëdhënie Diplomatike me Japoninë, Rama ndan fotot dhe video nga vizita

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë. Rama ndodhet aty që prej ditës së djeshme ndërsa sot ka ndarë foto dhe video nga takimet e posaçme së bashku me disa ministre dhe pjesë të delegacionit të tij.

Kreu i qeverisë shkruan se gjatë diskutimeve u fol për një sërë projektesh me shumë rëndësi.

“MIRËMËNGJES

dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”- shkroi Rama.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

 Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë./shqiptarja/