'Do të bëjmë gjithçka për fitore të thellë në zgjedhje!
Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD!
Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD, që ndiqni sonte me interes të veçantë këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar e thirrur kjo për situatën e krijuar pas vendimit të Edi Ramës, si armik i egër i pluralizmit politik, si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, si hakmarrës primitiv ndaj kësaj force politike që në këtë periudhë, rreth 1 vit e gjysëm ja doli të rithemelojë, rikrijojë opozitën e vërtetë në Shqipëri.
Ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike, një proces në të cilin të gjithë potencialin e narkoshtetit, institucionet e tij, por i gjithë potenciali i mafias më të fuqishme botërore asaj të XhorxhSorosi dhe del tani McGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një pseudo opozitë, apo në një aleate të Edi Ramës për të çelikosur pushtetin e tij të bazuar mbi drogën, krimin, dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.
Nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë, dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e një force politike, arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë.
Arritën gjithashtu të organizohen në kushte të vështira, si një opozitë e vërtetë, si një opozitë e cila bën gjithçka për të nxjerrë në shesh të vërtetat e kësaj qeverisje anti-shqiptare, si një opozitë që bën gjithçka për të përpunuar alternativa, për tu dhënë përgjigjen më të mirë problemeve të kohës me të cilat përballet sot Shqipëria.
Kjo nuk ishte një rrugë e lehtë, por u kapërcye me sukses, vetëm e vetëm se ne besuam tek liria, vlerat. Kaluam në mori pengesash, sulmesh, përpjekjesh, për të na rrënuar. I kapërcyem ato. Në histori nuk gjindet kurrë një rast tjetër ku një multimiliarder, siç është Soros i cili vetëm në Europë ka shpenzuar për të korruptuar shoqëri civile, politikanë dhe forca politike, parlamentare etj., 19 miliardë dollarë, për të promovuar me të gjithë forcën e tij, ekstremin e majtë dhe forcat e majta, natyrisht në kurriz të forcave politike të djathta.
Asnjë forcë politike si e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit Amerikan i cili ka shfrytëzuar postin e kryezbuluesit, ka shfrytëzuar fuqinë e FBI-së, kundër një force politike më properëndimore në Shqipëri dhe rajon, kundër një force politike e cila ka qenë promotori më kryesor i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, një forcë politike e cila në përputhje me programin dhe orientimin perëndimor të kombit shqiptar, bëri gjithçka për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bëri gjithçka për progresin e saj drejt BE-së dhe e vërteta është se marrëdhëniet në mënyrë të veçantë marrëdhëniet me SHBA, njohën në 100 vite kulmet më të mëdha.
McGonigal, i korruptuar, paguar nga Edi Rama nëpërmjet Dorian Duçkës, në disa aspekte mori në dorën narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij. Ai hetoi lobistin e LulzimBashës, Edi Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes. McGonigal është gjobëvënësi seria ndaj biznesit shqiptar. McGonigal është gjobëvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për vettingun, i cili drekonte e darkonte me ta, natyrisht duke u premtuar se vettingun ua zgjidhje ai.
McGonigal të gjithë kësaj veprimtarie kriminale, të asaj shkalle që akoma nuk ja dimë përmasat, nuk i kreu, nuk i zhvilloi në bodrumet e Tiranës, por në zyrat e zyrtarëve shqiptarë, u asistua nga zyrtarët shqiptarë në hotele, restorante luksoze dhe kudo me radhë.
Në këtë veprimtari ai pati asistent njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Dorian Duçkën, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, të cilët pasi kryen xhiron me bizneset e Tiranës, morën me radhë bizneset e Elbasanit që të paguanin paratë që ndanin me Duçkën, Nezën dhe Edi Ramën, se ndryshe nuk mund të ndodhte.
Pra, as në romanet e Markezit, në realizimin fantastik të tij, skenarë të tillë nuk mund te gjenden, por ty them ju, kryeskenaristi ishte Edi Rama, sepse këtu gjithçka bëhej për ti marrë, për ti forcuar pushtetin e Edi Ramës, pasi nën pushtetin e tij, mafia kishte hapësira të pakufizuara. Ky tradhtar i kombit amerikan kishte hapësira të pakushtëzuara.
Edi Rama, është në hetim dhe në hetim të thellë. Është kufomë politike dhe asgjë nuk mund të shpëtojë atë, aq sa mund të shpëtojë të korruptuarin e tij, McGonigal. Dy ditë më parë, kryetari i Komitetit Juridik të Senatit të SHBA, demokrati Durbin në ndërhyrjen e tij, u ndal në mënyrë të posaçme në pagesat që janë bërë nga Rama-Duçka, McGonigalit, veprimtarinë e tij në Shqipëri dhe të gjithë këto ju garantoj se janë vetëm një pjesë e veprimtarisë kriminale të zhvilluar në Tiranë.
Një publicist i njohur amerikan shkruante dje; Gjyqi i McGonigal duhet të zhvillohet në Tiranë. Kaq e rëndë është dosja e tij. Por nëse McGongial u mor me shkatërrimin e opozitës, shqiptarët janë dëshmitarë se jo më pak se McGonigaldhe Ramgonigal, u mor edhe zonja Kim, ose McGonigali me fustan. Në mënyrën më të paskrupullt më të turpshme, duke shkelmuar çdo parim, në një vend të lirë, vend partner. Por natyrisht kur shifte ajo veprimtarinë e McGonigalit, nuk kishte se pse të shkelmonte çdo normë dhe parim dhe të ndërhynte dhe të përdorte pushtetin e ambasadës së një vendi të madh dhe mik, kundër opozitës shqiptare.
Të gjitha këto i them sot për të theksuar meritën e jashtëzakonshme të demokratëve që nuk u mposhtën, që qëndruan, që ruajtën të paprekur ndjenjat, admirimin për Amerikën e lirisë, të vlerave, natyrisht kurrë për Gonigalët dhe ata që ngjasojmë me të.
Në të gjithë këtë proces që ne kaluam, duke patur një mori faktorësh kundër, ne armë të vetme kishim lirinë. Ne vendosëm të rikthejmë lirinë, vlerat e saj në partinë tonë, me qëllim që ato ti rrezatojmë nesër në shoqërinë shqiptare.
Rivendosëm votën e lirë në piedestal në partinë tonë, për ta vendosur atë siç e kemi patur dikur në piedestal në shoqërinë shqiptare. Asgjë nuk e ndëshkon një popull se sa mungesa e një vote të lirë. Dhe kjo sigurisht e tmerron armikun e kësaj vote, Edi Ramën.
Sot PD-ja pas vendimit antikushtetues, antiligjor të Edi Ramësndodhet para një përgjegjësie të madhe, për t'i dhënë përgjigjen më të merituar këtij qëndrimi të Edi Ramës. Por sot duhet të jemi të hapur. Në vendimin e tij Edi Rama, u shërbye nga dy pengje, si të doni ju themi, por dy persona të cilët luajtën rolin më të ulët, kryen veprimet, u përdorën për të kryer veprimet më antikushtetuese të pluralizmit, ata janë kryekëput vasalë të Edi Ramës.
Për interesa të tyre, dhe si peng të tij, i lejuan vetes të bëhen vegla kundër pluralizmit politik në Shqipëri. Ata i lejuan vetes të bëhen vegla për vendime që rrallë mund të gjindet ndonjë autokrat që mund ti ketë marrë në këtë mënyrë.
Ata u bënë në një kohë kur Edi Rama është sot kufomë politike, në një kohë kur Edi Rama nuk ka shpëtim, Edi Ramën e pret fati i McGonigalit, aq të detyruar ishin ndaj tij, aq sa në një rol të shpifur u bën instrumente të atij vendimi.
Këta dy persona, nuk kanë dhe nuk mund të kenë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Këta janë një histori që tejkalon në këto 30 vite çdo histori të turpshme në politikën shqiptare ndaj dhe PD-ja ndahet në mënyrën më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë, në krimin më të rëndë antikushtetues të Edi Ramës.
Nga këta të marrë peng, të cilët i shërbyen apo i shfrytëzoi Edi Rama për vendimin më armiqësor, në këto 30 vite ndaj pluralizmit politik në Shqipëri.
Në këtë kontekst Këshilli Kombëtar duhet të përcaktojë sonte qëndrimin përfundimtar ndaj tyre. Në këtë konteskt, i bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së.
Sot ka vetëm një PD në Shqipëri dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj, është partia e pamposhtur. Gabojnë shumë rëndë ata të cilët mendojnë se me vendime antikushtetuese duke marrë vulën e saj, do mund të mposhtin këtë forcë politike, kurrë jo.
Jemi këtu për t'i thënë Edi Ramës, se jo sot, por prej shumë kohësh, ne të kemi shpallur armik të PD-së, votës së lirë dhe pluralizmit politik. Sot vërtetë ti je një armik gjithashtu i Amerikës. Natyrisht prap mund të kesh ndonjë mbështetës, por çdo pro amerikan në Shqipëri duhet ta dijë se akti armiqësor i tij ndaj SHBA-së, barazohet me aktet që mund të kryenin vetëm Llukashenko, Putin ose Kim Jon Un.
Edi Rama me këtë akt, ka dëshmuar se ka mentalitetin e etërve të tij ndaj SHBA-së. Me të njëjtën urrejtje që flakte dikur flamurin amerikan, me të njëjtën urrejtje korruptoi një tradhtar të kombit amerikan siç është McGonigal. Me të njëjtën urrejtje që priti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke protestuar me portrete të Enver Hoxhës, me të njëjtën urrejtje fshiu nga të gjitha institucionet flamurin e NATO-s.
Pra shqiptarët duhet ta dinë se çdo ditë që ai qëndron në pushtet është ditë turpi për çdo shqiptar, për Shqipërinë.
Ne jemi në një moment shumë të veçantë, jemi në një fushatë elektorale në të cilën Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por ka shtyllë një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje.
Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje. Anëtarë e simpatizantë tanë, të gjithë e kanë pritur vendimin e Edi Ramës. Natyrisht ka prej tyre që janë mërzitur, ka prej tyre që janë dëshpëruar, por ju garantoj se mbështetësit e PD-së, pas këtij vendimi janë rritur dhe janë shumë më tepër.
Asnjë shqiptar që nuk jeton me veprimtari mafioze, kriminale nuk mund të pranojë një akt të tillë, padrejtësi të tillë, nuk mund të imagjinojnë një vendim të tillë. Ndaj dhe ne në këtë fushatë në të cilën kemi ardhur më të pregatitur se kurrë, me kandidatë të shkëlqyer në mënyrën më transparente kanë muaj që nga dhjetori, duke patur një propagandë të ethshme kundra dhe të manipuluar, por për kandidatët tanë nuk kanë paraqitur dot as objeksionin më të vogël. Sepse tillë ishte transparenca e zgjedhjes së tyre.
Ata janë të gjithë burra e gra që patën guxim të dalin para anëtarësisë, të dalin para qytetarëve, ti nënshtrohen votimit dhe kjo është një premisë shumë e rëndësishme për fitoren tonë. Ndaj dhe në këto kushte, kërkohet nga ne të shumëfishohet mbështetja për kandidatët tanë.
Edi Rama u përpoq që të mos hyjmë në zgjedhje, që ti bojkotojmë, por ne nuk bojkotojmë as zgjedhjet as Shqipërinë. Ne do t'i qëndrojmë me gjithë forcën tonë, interesit kombëtar, vlerave demokratike.
Pas këtij vendimi ka patur në forume diskutime të frytshme, të hapura. Në kryesinë e PD-së, grupin parlamentar, sot me të gjithë kandidatët dhe natyrisht është Këshilli Kombëtar ai që do të marrë vendimet përfundimtare.
Por në të gjitha këto diskutime mund të ju informoj se ka mbizotëruar me përgjegjësi të plotë tërësisht vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të fituar zgjedhjet. Mos harroni, qëllimi i Edi Ramës, por ç’është e vërteta e kam këtu dokumentin me shkrim, edhe i guvernatores Kim ka qenë shkatërrimi i PD-së, në mënyrë tekstuale po ju them.
Por ne nuk kemi ndërmend, ne kemi ndërmend të kthehemi në forcën më të fuqishme të këtij vendi, në forcën qeverisëse të këtij vendi, në lokomotivë siç kemi qenë të zhvillimit dhe integrimit të saj në BE. Dhe ne ekzistojmë dhe do të ekzistojmë sa kohë që shqiptarët të ruajnë idealet e lirisë, shqiptarët të besojnë se me mundin, djersën e tyre në këtë vend të bekuar mund të ndërtojnë të ardhme, gjithnjë e më të mirë.
Pra nuk ka patur, ju them këtu ju, asnjë mendim tjetër përveç pjesëmarrjes dhe këtë unë e vlerësoj shumë, qoftë të kandidatëve, qoftë të drejtuesve të tjerë. Por pjesëmarrja në zgjedhje është aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Por aspekti i dytë është, ne duhet ti qëndrojmë dhëmb për dhëmb këtij armiku të egër të shqiptarëve. Ne duhet t'i dalim zot Shqipërisë, duhet t'i shkurtojmë kohën e qeverisjes Edi Ramës, kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë.
Ne duhet të angazhohemi në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do të na ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike si një kufomë e vërtetë politike që është sot.
Këto detyra të vështira të mëdha, komplekse, i përmbushin dhe do të mund ti përmbushin vetëm misionarët. Dhe ju, anëtarët, simpatizantët tanë sot janë misionarë. Misionarë për shpëtimin e vendit, misionarë për të ndaluar këtë rrokullisje në honet e historisë që ka sot Shqipëria. Një vend që në 8 vite humbet 35 % të popullatës, me këto ritme pas 16 vitesh nuk do të ekzistojë më. O sot o kurrë ti dalim zot dhe ne do ti dalim zot.
Por kjo kërkon secili një bilanc personal pune. Çdonjëri nga demokratet, demokratët të përpiqet, të sakrifikojë dhe ju garantoj se sot i kemi bërë, do i bëjmë një shërbim shumë më të madh të Shqipërisë se sa 1991. ’91 ishte një ortek Europian, diktaturat ranë njëra pas tjetrës, kurse tani kemi narko shtetin, i cili nëse ne nuk e luftojmë pa kompromis, Edi Rama mund të vazhdojë shitje votash, blerje votash edhe 20 vite.
Ndaj dhe pa humbur durimin. Me të drejtë ka demokratë që thonë, s’po bëjmë gjë. Ka të tjerë që thonë pse mblidhemi? Jo revolucioni paqësor është paqësor, por historia ka faktuar dhe provuar dhe çdo njeri që dëshëron i them të lexojë, se revolucionet paqësore janë 2 ose më shumë herë se sa ato të dhunës, dhe ne i mbetemi besnik këtij parimi.
Ne do të vazhdojmë gjer në rrëzimin e këtij pushteti, revolucionin paqësor./syri/