Mars 07, 2023 07:44 Europe/Tirane
  • Njoftimi/ Greqia mbyll pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë

Ditën e nesërme pala greke do të ndërpresë punën në pikat kufitare me Shqipërinë, kjo për shkak të punimeve që do të kryhen me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS.

Sipas policse nga ora 09:00 deri në orën 18:00 puna do te jete e kufizuar, duke thene se do te lejohet vetem kalimi i shtetasve greke dhe atyre qe kane leje qendrimi.

Policia thote se për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, qytetaret dhe drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet ne kete hark kohor.

“Njoftojmë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, se nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të datës 07.03.2023, në pikat e kalimit kufitar në palën greke, për shkak se do të kryen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës.

Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi.

Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 – 18:00, të datës 07.03.2023”, thuhet ne njoftimin e policise./syri/