Berisha: Basha dhe Alibasha janë të larguar nga PD-ja në mënyrë përfundimtare
Në emisionin “Opinion”, kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se me vendimet që kanë mbajtur Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, janë larguar në mënyrë përfundimtare nga PD-ja. Kryedemokrati Berisha iu ka bërë thirrje edhe deputetëve të tjerë që të bashkohen me anëtarësinë e PD-së dhe zgjedhësit e saj.
Sali Berisha: PD është 1 dhe vetëm 1. Peng Alibeaj mund të bëjë atë që e urdhëron Edi Rama. Ka vetëm 1 PD.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse KQZ pranon kërkesën e Alibeajt?
Sali Berisha: Zbaton vetëm urdhrat e Edi Ramës. PD është 1 dhe vetëm 1, është e anëtarësisë. Ata që mendojnë se PD është e pengjeve të Edi Ramës, ata gënjejnë veten.
Sali Berisha: Shumica dërrmuese më ka sugjeruar koalicionin. Ne bëmë një diskutim të hapur në të gjitha forumet e PD-së. Shumica e diskutantëve ishte që PD duhet të hyjë në koalicion në këto zgjedhje. Pati edhe mendime që mund të hyjë me kandidatë të pavarur, mirëpo predominoj mendimi që duhet hyrë me koalicion dhe unë mbështes shumicën.
Me Partinë e Lirisë ne kemi koalicion dhe PL mbështet të gjithë kandidatët tanë me të gjithë potencialin e saj. PL ka opsion legjitim që mund të kandidojë me këshilltarë vetëm ndaj dhe këtu mund të jetë PL, mund të jenë forca të tjera politike, por ne do të hyjmë me koalicion.
Dakordësi me Alibeajn do të thotë dakordësi me Edi Ramën. Unë me Edi Ramën nuk kam dakordësi. Alibeaj është një peng i Edi Ramës bashkë me Bashën. Është absurd që të mendoj unë të bie dakord me to. Deputetët e tjerë janë të ftuar të marrin vendin e tyre në PD dhe ata tani kanë mundësi. E panë se çfarë janë të aftë të bëjnë Basha, Alibasha. Deputetëve ju krijohet mundësi për të zgjedhur midis zgjedhësve të PD, antëtarësisë së PD dhe pengjeve Basha Alibasha. Basha dhe Alibasha janë të larguar nga PD-ja në mënyrë përfundimtare me qëndrimet që kanë mbajtur./syri/