Anna Shkreli: Dua ta tregoj publikisht, mbështes Belind Këlliçin në garën për Tiranën
Në rrugëtimin e tij sfidant për kryetar të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka një suport jo të vogël nga e fejuara e tij.
Anna Shkreli, një vajzë e mirëshkolluar dhe e rritur mes librave, nuk heziton të diktojë defektet që ka kryeqyteti aktualisht dhe çfarë do të donte të ndryshonte kur Belindi të marrë drejtimin, pas 14 majit.
Në "A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv, Anna nuk e fsheh për asnjë moment mbështetjen e saj për Belindin, duke e shprehur publikisht se do të jetë në krah të partnerit të saj.
"Jam këtu së pari prej ftesës tënde (i drejtohet Krastës) që në çfarëdo rrethane që të ishte do ta kisha pranuar. Së dyti, kam një dëshirë shumë të madhe që ta tregoj publikisht mbështetjen dhe besimin që kam ndaj Belindit si kryetar i ardhshëm i bashkisë së Tiranës. Sikurse kam ardhur sepse e di që këmbëngulja, kurajoja e tij për të qenë në marrëdhënie me mua ndonjëherë e ka paguar edhe shtrenjtë publikisht. Kështu që unë jam në pozitën që kam dëshirë t'i tregoj që jam këtu", tha Anna./syri/