Mars 16, 2023 08:20 Europe/Tirane
  • Shi dhe dëborë në të gjithë qarkun e Korçës

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet mesatar. Temperaturat qëndruan në vlerat minus 2 gradë deri në plus 1 gradë.

Në rrugën e Dardhës pati reshje dëbore nga kilometri pesë deri tek kilometri 4. Trashësia e dëborës arriti në 5 cm deri në 10 cm.

Në segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë,  pati reshje dëbore  me trashësi 3 cm – 7 cm. Në rrugën Korçë – Voskopojë pati reshje shiu dhe dëborë të shkrirë. U punua me mjetet borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka  probleme  në rrugë. Moti është  i vrenjtur dhe priten sërish reshje. Kontraktorët mbeten në gatishmëri për mirëmbajtjet./syri/