Mars 29, 2023 07:42 Europe/Tirane
  • 'S'kam dëgjuar një socialist të flasë mirë për Veliajn'

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se për bashkinë e Tiranës do të ketë garë mes mazhorancës dhe opozitës në 14 maj.

Në studion e A Show me Adi Krastën, në Syri Tv, Manjani tha se i favorizuar është kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi. Manjani tha se asnjë socialist nuk flet mirë për Erion Veliajn i cili sipas tij ka përfituar prej PS-së. 

Sa i takon kandidatit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Manjani vlerësoi se është një profil krejt tjetër nga Veliaj. 

"Belind Këlliçit rrenacak nuk mund t’i thuash. Deri tani s’e kemi parë Belindin të gënjejë për diçka", tha Manjani. 

Adi Krasta: Ballafaqimi mes këtyre 2 modeleve, ky qytet mund ta gjejë finesën, mendimin kritik kush është më i miri për jetën e tyre?Ylli Manjani: Po, besoj se në Tiranë do të ketë garë. Gara nuk do jetë e thjeshtë as për njerin, as për tjetrin. Tirana e pranon garën. Tirana është i vetmi qytet që ka garë. Në Tiranë ka piacë, arsyetim, por edhe humor. Nuk ndodh në Tiranë të japësh votë kot. Në Tiranë ka një proces.

Erion Veliaj nuk ka qenë në garë, në Tiranë ka qenë PS-ja. PD fitoi terren politik të madh ndër vite për shkak të dobësimit të PD. Nuk ka patur edhe alternativë reale. Nuk kam dëgjuar ndonjë socialist të flasë mirë për Veliajn. Si është e mundur të jetë aty? Rrenë për llogari të ustait të tij. Do ketë garë dhe Belindi ka një shans shumë të mirë. Belind Këlliçit rrenacak nuk mund t’i thuash. Deri tani s’e kemi parë Belindin të gënjejë për diçka. Start-i është në favor të Belindit./syri/