Mars 30, 2023 06:53 Europe/Tirane
  • Operatorët e pajisjeve për votimin elektronik, Vukaj: Të përjashtohen patronazhistët

Helga Vukaj kërkoi këtë të mërkurë në Komisionin Rregullator, që patronazhistët dhe përdoruesit e aplikacionit Aktivisti, të mos jenë operator të pajisjeve ku do të kryhet votim dhe numërim i votës në 14 maj.

Por kjo kërkesë u rrëzua nga anëtarët socialistë të komisionit, duke i hapur rrugë patronazhistëve të jenë operator të këtyre pajisjeve.Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj kërkoi që patronazhistët dhe përdoruesit e aplikacionit 'Aktivisti', të përjashtohen nga mundësia për të qenë operator të paisjeve ku do të kryhet votim dhe numërim elektronik i votës në 14 maji.

Ajo e arsyetoi kërkesën e saj me faktin se lista e patronazhistëve është publike dhe emrat e militantëve socialistë mund të bëhet lehtësisht.

Por, pas hedhjes në votim,  propozimet u rrëzuan me vota të tre anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në këtë komision.

Këto kërkesa synonin që të parandalonin patronazhistët, përdoruesit e platformës aktivisti apo dhe punonjësve të tjerë të administratës, të mos jenë operator të paisjeve ku do të kryhet votim dhe numërim elektronik i votës, në mënyrë që ky process të jetë sa më i besueshëm.

Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh, duke i hapur rrugë patronazhistëve të aplikojnë për të qenë operator të pajisjeve ku do të kryhet votim dhe numërim elektronik i votës në disa qendra votimi në vend.